
Një 46-vjeçar me inicialet L.R. është arrestuar në Gjirokastër për dhunë në familje. 46-vjeçarit mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj vajzës së tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.



