Nuk mbanin maska antiCovid/ Policia gjobit 2606 persona 

Nuk mbanin maska antiCovid/ Policia gjobit 2606 persona 

Strukturat e Policisë, në kuadër të detyrave funksionale për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbrëmë në Tiranë ka ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas;

13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë;

2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur;

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet,

52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy