Ushtronin aktivitet minerar me lëndë plasëse dhe në shkelje të rregullave, procedohen 4 persona në Klos

Ushtronin aktivitet minerar me lëndë plasëse dhe në shkelje të rregullave, procedohen 4 persona në Klos

Ushtronin aktivitetin në një subjekt minerar, në cenim të rregullave për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe pa qenë të pajisur me dëshmitë përkatëse të aftësive për këtë aktivitet, procedohen penalisht 4 persona në Klos.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga Strukturat e DVP Dibër, në subjektet minerare që operojnë në qark, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, të parashikuara për këto subjekte, është konstatuar një tjetër rast ku disa shtetas vepronin në paligjshmëri, konkretisht në fshatin Cërujë.

Për këtë shkak u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, për shtetasit A.S., 62 vjeç; A.K., 60 vjeç, I.D., 60 vjeç, D.Sh., 57 vjeç, të gjithë banues në Klos.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit dhe i monitorimit të kryer prej disa muajsh, ndaj aktivitetit të këtyre shtetasve, rezultoi se në subjektin me drejtues teknik shtetasin A.S., he me magazinier shtetasit A.K., dhe I.D., ishin përdorur lëndë plasëse në cenim të rregullave për përdorimin civil të tyre.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi D.Sh., vijonte të ushtronte profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse i kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy