Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Durrës, me pasojë vdekjen e një personi. Policia njoftoi këtë të mërkurë se ngjarja ndodhi në lagjen numër 17, ku shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur 22-vjeçaren E. A. Kjo e fundit është dërguar në spital në gjëndje të rëndë për jetën, ndërsa ka humbur jetën pasditen e së mërkurës si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, 24-vjeçar është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



