Policia vendos 810 gjoba për qytetarët që nuk mbanin maskë

Policia vendos 810 gjoba për qytetarët që nuk mbanin maskë

Policia ka vendosur 810 masa administrative gjatë 24 orëve të fundit, për qytetarët që janë konstatuar në ambientet publike pa maska mbrojtëse.

Konkretisht janë vendosur 645 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila. Janë shoqëruar edhe 11 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Pasi kanë paraqitur përpara punonjësve të policisë kartën e identitetit, janë ndëshkuar me gjobën 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy