Vijon bllokimi i futjes në kantier të punonjësve të kompanive nënkontraktore në Aeroportin e Vlorës, ku edhe këtë të hënë janë regjistruar sërish tensione dhe përplasje. Në lidhje me situatën, përfaqësuesi i “Mabco-s”, Behgjet Pacolli, e ka cilësuar bllokimin si të paligjshëm dhe të ndodhur në praninë ose mosveprimin e institucioneve shtetërore.



