
Një furgon është përfshirë nga flakët në segmentin Milot-Morinë të Rrugës së Kombit.
Mjeti, i ngarkuar me vegla muzikore, është shkrumbuar plotësisht nga zjarri teksa drejtuesi i furgonit ka arritur të dalë pa pësuar lëndime.
Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.



