Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Orikumit në Vlorë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, ku kanë nisur veprimet e para hetimore. Sipas informacionit paraprak, policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Artan Xhelilaj, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
Sipas burimeve, mësohet se Xhelilaj ndodhet në masë sigurie "Arrest shtëpie", nën akuzë për trafik droge.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



