
Nuk iu ka mbijetuar dëmtimeve të marra, punonjësi i policisë Elbasan i cili rreth orës 12:00 të ditës së sotme, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, u rrëzua.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, policia njofton se shtetasi Eduart Balliu, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.



