
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Sipas policisë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



