AKSHI dhe raportet me Ergys Agasin, merret në pyetje biznesmeni Orest Sota

AKSHI dhe raportet me Ergys Agasin, merret në pyetje biznesmeni Orest Sota

I pashoqëruar nga avokati, biznesmeni Orest Sota është pyetur sot nga oficerët e BKH.

 

MCN mëson se marrja në pyetje e Sotës është bërë me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

 

Sota është pyetur për raportet me biznesmenin Ergys Agasi dhe transaksionet ne pasuri të paluajtshme që ka me Agasin.

 

Burimet bënë të ditur për MCN se biznesmeni Sota ka hyrë në institucionin e kauzës përmes derës së dedikuar për prokurorët.

 

Ende nuk dihet kush e ka dhënë urdhrin që biznesmeni Orest Sota të futet nga dera e pasme e SPAK për t’iu shmangur kamerave dhe medias që zakonisht pozicionohen në hyrjen kryesore.

 

Sota nuk është emër i panjohur për drejtësinë në vend. Pak vite më parë, ai u arrestua në makinë me 680 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy