
Një 57-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak.
Strukturat e DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Vasel Kola, 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.



