
Aksidentoi me pasojë vdekjen, një çift bashkëshortësh që lëviznin me motor, arrestohet drejtuesi i autobusit. Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Fatjon Volaj, 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi Adem Sula, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Sadije Sula, 80 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasit Adem Sula dhe Sadije Sula kanë humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



