Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit nga një shtetase, se i kishin vjedhur automjetin që kishte në përdorim, kanë kryer hetimet për zbardhjen e këtij rasti pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur dy makina.

Më këtë rast ka arritur të ndalohet shtetasi M. B., 24 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi i riu gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.
Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



