Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyu seancën e sotme ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Duke folur për mediat në dalje të gjykatës, Kryemadhi tha se do kërkojë që dosja të kthehet sërish në SPAK.
Ajo deklaroi se nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigje të letërporosisë që ka bërë SPAK në nëntor 2024 dhe ka ardhur më 1 tetor.
Nuk dha u asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falsifikator.
Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtësisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje.
Kjo tregon që Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu. Ka thagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit, apo sabotuesit.
Kjo dosje siç ka ardhur do të kthehet prapa. Do të kërkojmë rikthimin e dosjes në SPAK, sepse vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh çfarë ka ndodhur me GSIS.
Meta dhe Kryemadhi po hetohen për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA.



