Gjoba ndaj kryebashkiakes së Durrësit, seanca në Apel mbahet më 6 mars

Gjoba ndaj kryebashkiakes së Durrësit, seanca në Apel mbahet më 6 mars

Seanca e apelimit i kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako ndaj vendimit me anë të së cilit Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e gjobiti me rreth 100 mijë lekë të reja, do të mbahet më 6 mars pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve erdhi pas denoncimit të bërë nga “Organizata Qëndresa Qytetare” për shkelje të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.1 Regj. Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:    Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

I PADITUR:    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: Ankim kundër Vendimit nr.07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i ankimit të mësipërm, ka vendosur:

“...5. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

...Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 27.02.2024 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

1. Edlira Petri (Relatore);

2. Manjola Xhaxho (Anëtare);

3. Esmeralda Xhili (Anëtare);

4. Sokol Ibi (Anëtar);

5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Urdhër datë 28.02.2024 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 06.03.2024, ora 08:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në: ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy