Tentoi të kalonte kanabis në doganë, arrestohet 64-vjeçari në Kapshticë

Tentoi të kalonte kanabis në doganë, arrestohet 64-vjeçari në Kapshticë

Një 64-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, pasi ka tentuar të kalonte një sasi me lëndë narkotike.

Sipas informacioneve të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. Ç., banues në Korçë.

Ai e kishte fshehur një sasi kanabisi prej 9.2 kilogramë në dy goma rezervë në bagazhin e makinës së tij.

Njoftimi i policisë:

Faza e 12-të e këtij operacioni, zhvilluar nga Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me DVP Korçë, për parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, drejt Greqisë.

Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 12”. Si rezultat i tij, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. Ç., 64 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin e mësipërm. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjet, përfshi edhe procesin e skanimit, në bagazhin e tij, në dy goma rezervë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 pako, me peshë 9.2 kg, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy