Operacioni Forca e Ligjit u çon formularët e vetëdeklarimit katër të dënuarve për kultivim të lëndëve narkotike dhe prodhim, nga Gjirokastra e Përmeti dhe u lë 48 orë kohë për përgjigjen.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”;
Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”;
Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



