Kishin përgatitur 5.8 kg kanabis për ta trafikuar në Greqi, arrestohen burrë e grua në Devoll

Kishin përgatitur 5.8 kg kanabis për ta trafikuar në Greqi, arrestohen burrë e grua në Devoll

“Fazat” u kodua një operacion i policisë së Korçës gjatë të cilit u arrestuan dy bashkëshortë të cilëve iu gjet në shtëpi 5.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi. 

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë Fatos Sala, 48 vjeç, dhe gruaja e tij Era Sala, 31 vjeçe, banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. 

Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.  

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë Korçë për ndjekje të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy