Shiste doza kanabisi në zonën e plazhit, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Shiste doza kanabisi në zonën e plazhit, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit bën të ditur se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Seaside”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Klajdi Ozmaj, 23 vjeç, banues në Kavajë.   

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që ai e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në zonën e plazhit.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy