Vritet kreu i njësisë administrative Kotë në Selenicë, policia identifikon autorin

Vritet kreu i njësisë administrative Kotë në Selenicë, policia identifikon autorin

Vritet me armë zjarri kreu i njësisë administrative në fshatin Kotë, të Selenicës.

Nga informacionet e para mësohet se viktima, Fatmir Hodo, 64 vjeç është qëlluar me çifte nga një person i cili e ka goditur sapo ka hyrë në lokal.

Nuk dihen ende shumë detaje mbi rrethanat dhe motivin e këtij krimi ndërsa policia ka identifikuar autorin.

"Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka  ndërruar jetë në vend. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij", bën me dije policia.

Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës. Sipas policisë autori pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy