Duka: Pesë banesa nën ujë te ish-Metalurgjiku në Elbasan. Përmbyten tokat bujqësore në njësinë administrative Gjergjan (VIDEO)

Duka: Pesë banesa nën ujë te ish-Metalurgjiku në Elbasan. Përmbyten tokat bujqësore në njësinë administrative Gjergjan (VIDEO)

Një situatë e rënduar nga përmbytjet raportohet në qarkun e Elbasanit. 

Korrespondentja e MCN, Entela Duka, njofton se në bashkinë Elbasan, pesë banesa në zonën e Uzina 12, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, janë përmbytur si pasojë e bllokimit të kanalit kullues.

Raportohet poashtu edhe për disa shtëpi të përmbytura në Belsh.

Ne bashkinë Elbasan janë përmbytur pesë banesa ne zonën e uzinës 12 të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan si pasoje e bllokimit te kanalit kullues nga punimet e firmes Salillari që po kryen punimet e koridorit të 8. Në vend po shkojnë mjetet e firmës në fjalë për të normalizuar situatën.

Raportohet gjithashtu për disa banesa të përmbytura në Belsh, ku reshjet intensive të mëngjesit kanë sjellë praninë e ujit në disa shtëpi të tjera dhe rrezik për disa banesa shtesë. Në akset rrugore të bashkisë Belsh kishte përmbytje dhe inerte në rrugë, por situata u normalizua pas pastrimeve nga autoritetet lokale.

Në bashkinë Cërrik, në Njësinë Administrative Shalës, disa banesa rrezikojnë përmbytjen për shkak të ujit të akumuluar në një kanal kullues. Bashkia Cërrik është njoftuar dhe po ndërmerr masat për parandalimin e dëmeve.

Në njësinë administrative Gjergjan dhe në fushën e Muriqanit, përmbytje janë regjistruar në tokat bujqësore si pasojë e bllokimit të kanalit KK3. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë është njoftuar për ndërhyrje të menjëhershme.

Institucioni i Prefektit të Qarkut po monitoron situatën nga afër dhe kërkon nga banorët që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy