Përfshihet nga flakët banesa në "Shkëmbin e Kavajës", lëndohet 43-vjeçari nga Kosova

Përfshihet nga flakët banesa në "Shkëmbin e Kavajës", lëndohet 43-vjeçari nga Kosova

Një banesë në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”,  është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është lënduar lehtë 43-vjeçari me iniciale J. S. nga Kosova, i cili e kishte marrë me qira banesën që u përfshi nga flakët.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy