Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se shpërndante kokainë. Mësohet se në pranga ka rënë A. Xh., banues në fshatin Dukat të Vlorës.
Policia sqaron se gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 53-vjeçarit një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.



