Zbardhet piramida e Ilir Shehut/ Zhabina: Njeri me ndikim në tregun farmaceutik pavarësisht akuzave, duhet hetim që në gjenezë

Zbardhet piramida e Ilir Shehut/ Zhabina: Njeri me ndikim në tregun farmaceutik pavarësisht akuzave, duhet hetim që në gjenezë

Biznesmeni i njohur në sektorin farmaceutik, Ilir Shehu, dyshohet se ka ndërtuar një rrjet kompanish dhe ka përfituar qindra tendera publikë me vlerë dhjetëra miliona euro, pavarësisht një dënimi të mëparshëm në Itali për trafik droge.

 

Lidhur me këtë dosje, gazetari Xhevahir Zhabina, për edicionin e lajmeve në MCN tv, e cilësoi Shehun si një figurë me ndikim të madh në tregun farmaceutik shqiptar, duke kërkuar nga Prokuroria e Tiranës një hetim shterues që të mos lërë jashtë as zyrtarët e doganave dhe bizneset e tjera të përfshira.

 

Është një biznesmen i tregut farmaceutik që ka fituar dhjetëra miliona euro, çka e bën një njeri të rëndësishëm të këtij tregu, dhe ne e dimë se si ka funksionuar tregu i farmaceutikës në Shqipëri. 

 

Ai ka qenë i përfshirë në disa paligjshmëri në Itali dhe fillesat e tij në biznes dyshohet se janë para të përdorura si produkt i aktivitetit kriminal në Itali. 

 

Sipas gazetarit, hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar vepra penale si përvetësimi i mallrave të vjedhura dhe përfitimi i pasurive të paligjshme nga persona të lidhur me të, por tani organi i akuzës duhet të shkojë deri në fund.

 

Tani është hapi i Prokurorisë së Tiranës që ta faktojë përtej çdo dyshimi dhe këto pasuri të konfiskohen, si dhe të hetojë se si ka funksionuar tregu farmaceutik dhe si njerëz me të shkuar kriminale arrijnë të kenë kaq shumë ndikim në këtë sektor. 

Duhet një hetim shterues që ta kapë këtë paligjshmëri në gjenezë.

Ilir Shehu porosiste mallra të ndryshme në Itali dhe, nga një sasi e caktuar, në doganë zhdoganoheshin për shembull vetëm pesë pjesë, ndërsa të tjerat futeshin në të zezë. 

Si ka mundësi që nuk ka asnjë akuzë të ngritur për zyrtarët e doganës që kanë lejuar këtë paligjshmëri? Është një hetim i nisur mirë, por kur lexon njoftimin dhe detajet e tjera, shikon se disa persona janë lënë jashtë hetimit. Duhet të identifikohet edhe biznesi tjetër i përfshirë në këtë skemë. 

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, duket sikur shmang diçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy