Hajduti kapet duke vjedhur në urbanin e Kinostudios, tenton të hidhet nga dritarja por... (VIDEO)

Hajduti kapet duke vjedhur në urbanin e Kinostudios, tenton të hidhet nga dritarja por... (VIDEO)

Nuk kanë të ndalur vjedhjet në autobusët urban të Tiranës. Një ngjarje tillë e denjë për ndonjë skenë filmi ka ndodhur mesditën e sotme në linjën e urbanit të Kinostudios, në Tiranë.

Autori i grabitjes është një i ri që pasi ka vjedhur një zonjë, ka tentuar të largohet nga dritarja e autobusit.

E pikërisht në këto momente të gjithë pasagjerët i sulen, duke mos e lejuar të hidhet nga dritarja.

Rastet e vjedhjeve në urbane janë kaq të shpeshta, ndërsa vetë qytetarët ankohen se një nga shkaqet pse ndodh është edhe ngjeshja e madhe.

Një qytetar ka treguar rrjedhën e ngjarjes në urbanin e Kinostudios:

Përshëndetje! Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja. Shoferi mbylli dyert dhe në vendngjarje erdhi Policia pas disa minutash ku edhe e arrestuan. Në videot e mëposhtme shihet qartë edhe fytyra e tij, kështu që mund ta identifikoni dhe të ruheni prej tij nëse e shihni në urban. Un e di që ai nuk është asgjë në krahasim me hajdutët që rrinë në karriget e udhëheqësve, por për një qytetar është shumë edhe humbja e portofolit”, përfundoi qytetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy