Hajdari thirrje Ramës: Tërhiqu nga paketa anti-shpifje

Hajdari thirrje Ramës: Tërhiqu nga paketa anti-shpifje

Deputetja Rudina Hajdari përmes një konferencë për media i ka karkuar kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga paketa anti-shpifje.

Sipas saj Rama kërkon që të mbysë të gjithë zërat kundër tij.

“Kjo konferencë ka për qëllim të jë japë një analizë të paketës anti-shpifje. E kemi ndjekur me shumë shqetësim këtë proces dhe qendrimi ynë është që Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Kështu është edhe rasti i paketës anti-shpifje. Ndërsa opozitën e ka kthyer në një spektator. Tani i ka shpallur luftë edhe medias. Me këte paketë ai tenton të mbysë demokracinë në vend.

Në fakt Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA për të mbyllur mediat online. Gjobat janë të papërballushme. Janë të tepruara, të gjitha këto duhen marrë parasysh. I bëjmë thirrje qeverisë Edi Ramës të vazhdojë të lejojë që reforma në drejtësi të marrë udhën e pakthyeshme edhe të mos diskutojë iniciativa ligjore.

Unë kërkoj që Rama të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë anti-shpifje që është në kundërshtim me parimet e demokarcisë. Të tërehqë këtë paketë dhe të parrë parasysh rekomandimet e OSBE”, tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy