Sherr mes dy turistëve në Orikum, godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Sherr mes dy turistëve në Orikum, godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në Orikum, i cili ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta. Sipas policisë, dy drejtues mjetesh, turistë, kanë përplasur makinat e njëri-tjetrit dhe më pas të dy kanë dalë nga automjetet dhe kanë filluar të konfliktohen duke u goditur me sende të forta. Në konflikt janë përfshirë dhe disa prej pasagjerëve të dy makinave.

Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara-Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy