Thyejnë arrestin e shtëpisë dhe nga Tirana shkojnë në Vlorë për të vjedhur, dy të arrestuar

Thyejnë arrestin e shtëpisë dhe nga Tirana shkojnë në Vlorë për të vjedhur, dy të arrestuar

Dy persona të cilët thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shkuan nga Tirana në Vlorë, për të vjedhur, u vunë në prangat e policisë, teksa tentonin të hapnin derën e një banese. 

 

Si rezultat i operacionit të koduar “Again”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen “Bashkimi”, me qëllim vjedhjen.

 

Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip “Mercedes-Benz” që përdorej nga autorët, si dhe dy celularë.

 

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy