
Një person është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Shkumbin në fshatin Mjekës të Elbasanit.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan është gjetur i pajetë nga nga polumbarët e Renea-s.
Mësohet se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



