Gara “Triathlon” në Tiranë/ Itinerari dhe kufizimet në qarkullim këtë të diel

Gara “Triathlon” në Tiranë/ Itinerari dhe kufizimet në qarkullim këtë të diel

Qindra sportistë, profesionistë dhe amatorë, do të garojnë këtë të diel, më 21 shtator, në garën “Triathlon”, e cila zhvillohet përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmonizim me natyrën e Liqenit të Farkës. 

Kjo garë synon gjithashtu të promovojë vlerat turistike dhe rekreative të zonës.

Gara “Triathlon”, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, bashkon tre nga disiplinat më popullore sportive në një garë të vetme, notin, çiklizmin dhe vrapin.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit në Parkun Helen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash që parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, më 21 shtator do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit)

Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”)

Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Willson” tjetri në qendër.

Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”

Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër

Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

Sipas bashkisë, linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër. – Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itinerarët e mësipërm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy