
Një banesë ka marrë flakë para pak qastesh në qytetin e Vlorës, në vendin e quajtur “Tregu i Orizit” në lagjen “28 nëntori”.
Raportohet se një 50-vjeçare që jetonte vetëm ka ndërruar jetë, teksa ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku i flakëve në banesë.
Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Informacion paraprak
Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



