Një person është arrestuar në sajë të operacionit policor të koduar "Konispoli", pasi akuzohet për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi egjiptiane.
Shtetasi A. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Shkallë", Konispol, duke ecur në këmbë me 4 shtetas sirianë, të cilët më pas do t’i transportonte në kufi, kundrejt shpërblimit monetar, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



