Armë zjarri, municion luftarak e heroinë, arrestohen 3 persona në Durrës

Armë zjarri, municion luftarak e heroinë, arrestohen 3 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e veprimtarisë kriminale në këtë qytet.

Burimet zyrtare të policisë, bënë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit H. K., 43 vjeç, E. K., 34 vjeç dhe E. H., 25-vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjatë këtij kontrolli, janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, fara kanabis dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Akuza për të arrestuarit:

Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H. K., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 16, Durrës, është ndaluar nga shërbimet e Policisë mjeti tip “Smart”, që drejtohej nga ky shtetas, dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë, 9 fishekë, 1 thikë dhe një sasi lëndë narkotike marijuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen nr. 4, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Patrullat e Përgjithshme i janë gjetur 42 doza me lëndë narkotike heroinë, 17 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë prej 108.890 lekësh dhe 3 grirëse hashashi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në lagjen nr. 1, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në xhep, iu gjetën fara të dyshuara kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy