Atentat ndaj pronarit të një diskoteke në Sarandë, shtetasit Rudin haxhia. Persona të armatosur kanë qëlluar më armë zjarri drejt tij dhe për pasojë Rudin Haxhia ka mbetur i plagosur bashkë me kushëririn e tij Eneid Haxhia.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e së mërkurës, në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, në vendin e quajtur “Shtreg”. Policia njoftoi se Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskwagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë.
Nuk dihen ende rrethanat e atentatit, por burime policore bëjnë me dije se Rudini ka marrë 5 plumba në shpatull dhe një në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse kushëriri i tij Eneid Haxhia ka marrë 2 plumba në këmbë. Të dy të plagosurit janë nisur drejt Tiranës.
Ndërkohë, Rudin Haxhia, ka qenë shënjestër e atentave edhe katër herë të tjera ndërsa biznesit të tij i kanë vndosur dy herë tritol.



