Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin Kune-Shëngjin.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy motorë ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
I lënduari është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën në harkun kohor të pak orëve.



