
Dy persona, që ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.
Burime zyrtare bënë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Ilia Margo, 60 vjeç, dhe Çajup Tefa, 50 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tyre erdhi pasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka dënuar(secilin) me nga 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Materialet në ngarkim të tyre kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprime të mëtejshme.



