Qarkullonte me pistoletë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i cili qarkullonte me pistoletë ra në prangat e policisë në rrugën “Lord Bajron”.

“Blutë” ndaluan shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur deh sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Në njoftimin e Policisë thuhet: "Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Chief". Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.  Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chief”.  Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur deh sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy