Flutura Skënderi,gjyqtarja e Apelit të Tiranës nuk kalon vettingun

Flutura Skënderi,gjyqtarja e Apelit të Tiranës nuk kalon vettingun

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi, nuk e ka kaluar vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë gjyqtaren pasi vërejti probleme në deklarimin e pasurisë dhe atë profesional.

Gjatë seancës dëgjimore u identifikuan pasaktësi dhe mospërputhje si dhe një balancë negative prej 2.8 milionë lekësh. Komisioni ngriti dyshime për situatë të konfliktit të interesit në gjykimin e dy çështjeve –por gjyqtarja Skënderi tha se nuk kishte qenë në konflikt.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë,  ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy