
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sot në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se treni i pasagjereve të linjës Shkodër-Laç ka përplasur pranë fshatit Zejmen një 65-vjeçare, të identifikuar si Dila Prenga.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital rajonal të Lezhës ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.



