Një person i cili tentoi të vidhte dy banesa gjatë së dielës, është vënë në prangat e policisë së Kavajës,
Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, banues në Sarandë, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë finalizuan operacionin e koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u zbardhën tri vjedhje dhe tentativa për vjedhje në banesa.
I dyshuari G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë, u kap menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje ditën e djeshme, në një banesë në lagjen nr. 2.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i ndaluari, ka tentuar të vjedhë edhe në dy banesa, në fshatin Blerimaj.
Aktualisht vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari.



