
Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive.
Siç raporton për ‘MCN live”, korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, mësohet se 10 prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë duke bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit.
Një grup prej 10 emigrantësh më urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur agresivitet dhe sjellje të dhunshme.
Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit.
Sipas burimeve, personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe te dhunshme janë futur në pjesën e izolimit që është përshtatur si burg.
Sipas gazetarit Simoni, informacionet nga pala italiane për këtë rast janë shumë hermetike, deri të rezervuara, pasi lajmi së pari ka dal në vet mediat italiane.
Informacionet ne kampin e Gjadrit janë shumë hermetike dhe as pala italiane nuk jep informacione. Nuk ka rrugë zyrtare për këtë lajme. Lajmi ka dal fillimisht ne mediat italiane, dhe është shpërndarë më pas nga mediat shqiptare.
Informacionet janë tepër të rezervuara duke qenë se niveli i sigurisë është i lartë. Nuk ka një komunikim zyrtar, se çfarë ndodh aty, kur ka ngjarje të kësaj natyre.
Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë.
Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.



