Një tërmet ka lëkundur Tiranën mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet janë ndier për pak sekonda rreth orës 22:15.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC), lëkundja me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në afërsi të Shijakut, në një thellësi 2 kilometra.
Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët.



