Maqedoni, aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë

Maqedoni, aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë

Një autobus me turistë shqiptarë është aksidentuar këtë të shtunë në Maqedoni. Sipas mediave maqedonase, të plagosur kanë mbetur disa persona, ndërsa mes tyre edhe një 14-vjeçar.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi i autobusit. Të gjithë turistët mësohet se janë shtetas shqiptarë, ndërsa të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.

Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.

Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir”, kanë njoftuar autoritetet e policisë maqedonase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy