QKUK në Kosovë: Asnjë pacient me Covid-19 nuk është i shtrirë më në spital

QKUK në Kosovë: Asnjë pacient me Covid-19 nuk është i shtrirë më në spital

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se bazuar në raportimet e klinikave të Qendrës Klinike Universitare, asnjë pacient i infektuar me virusin COVID-19 më nuk është duke u trajtuar në QKUK.

Sipas SHSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme janë 6 pacientë.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, nëntë pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme. Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid. Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid. Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient. Spitali i Gjakovës, pesë pacientë, Spitali i Prizrenit, një pacient. Spitali i Pejës, dy pacientë. Spitali i Ferizajt, dy pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë gjatë ditës së diel ka raportuar shtatë raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve ka ardhur nga një mijë e 11 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

871 mijë e 970 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat në Kosovë ka arritur në 772 mijë e 388.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy