Sekuestrohen 5 tonë kokainë në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Sekuestrohen 5 tonë kokainë në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Një sasi prej 5 tonë me kokainë është sekuestruar nga autoritetet spanjolle. Sipas mediave të huaja, një bandë kriminale po tentonte ta trafikonte këtë sasi droge, brenda një ngarkese me banane. Në pranga janë vënë pesë persona me shtetësi shqiptare, ndërsa lënda narkotike u kontrabandua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Sipas mediave spanjolle, kjo ishte kapja më e madhe e lëndëve narkotike. Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg. Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e dyshuar të komplotit, të cilët mbanin veshje reflektuese për të pretenduar se ishin punëtorë të rregullt në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy