
Një aksident ka ndodhur në mesditë në Shkodër rreth orës 13:20, ku automjeti ka përplasur një këmbësor.
73-vjeçari me inicialet K.N., u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Në njoftimin e Policisë thuhet: "Rreth orës 13:20, në rrugën "Liria", automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është ka përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit".



