Skandali me pagat/ Karçanaj: Pagat e shqiptarëve nuk kanë dalë nga platforma “E-Albania”

Skandali me pagat/ Karçanaj: Pagat e shqiptarëve nuk kanë dalë nga platforma “E-Albania”

Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të këtyre listpagesave.

Karçanaj, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, siguroi qytetarët se sistemi i mbajtjes së të dhënave personale në e-Albania është i sigurt, dhe se pagat nuk kanë dal nga aty.

 Ajo theksoi se platforma aktualisht mirëmbahet nga Microsoft dhe së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat përmes ndërveprimit të brendshëm.

“E kam shumë të rëndësishme të sqaroj qytetarët se eA-Albania është një sistem i sigurt, të përdorin në mënyrë të sigurt sistemin.

Platforma mirëmbahet nga Microsoft duke mundësuar një siguri të plotë të informacionit aty. Kryefjala jonë në të ardhmen është “BlockChain”, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshueshme edhe nga personat e kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri tjetrin në 30 të tilla.

Për fat nga marrëveshja e tetorit do të përfitojmë të kemi një marrëveshje me “Johns Group International”, kam parë prezantimet e para të out-put-eve, kjo do të ndihmojë për certifikimin e të gjithave sistemeve me ISO. Desha të theksoj se AKSHI e ka qendrën të verifikuar me ISO 701 për sigurinë e informacionit dhe ISO 901 për menaxhimin e informacionit. Sistemi i tatimeve nuk është i certifikuar nga ISO por jemi në proces”, tha Karçanaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy