
Një i ri në Tiranë nën drejtimin e një motori ka përplasur një këmbësore dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur vetë.
Nga ana e uniformave blu u vu në pranga E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet se në rrugën “Ramazan Demneri”, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, nuk ka rregulluar shpejtësinë, ka kryer parakalim të gabuar dhe ka përplasur shtetasen K. I., 60 vjeçe, këmbësore.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasja K. I., dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.



