U kap me pistoletë në lokal, në pranga 37-vjeçari

U kap me pistoletë në lokal, në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar me inicialet A.L. ra në prangat e policisë pasi u kap me pistoletë në një lokal në Tiranë.

Operacioni i “bluve” u zhvillua në rrugën “Him Kolli”. 

Në njoftim thuhet:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar "Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje. Në kuadër të këtij operacioni, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar "Befasia".   U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në lokal, vihet në pranga 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën "Him Kolli", ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Befasia", për kapjen e tij. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi A. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit". Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.   
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy